Paralajmëron Prokuroria, kjo i gjen ata që i keqpërdorin votat

06.10.2019

Sot jemi në një ditë të rëndësishme për Kosovën pasi që qytetarët do ta kenë mundësinë t’u drejtohen vendvotimeve dhe të votojnë të preferuarin e tyre për kryeministër të Kosovës si dhe pesë kandidatë për deputetë. Por në këtë ditë nuk guxohet që vota të fotografohet ose të bëhet ndonjë manipulim apo keqpërdorim me votat, […]

Paralajmëron Prokuroria, kjo i gjen ata që i keqpërdorin votat Foto: Ilustrim

Sot jemi në një ditë të rëndësishme për Kosovën pasi që qytetarët do ta kenë mundësinë t’u drejtohen vendvotimeve dhe të votojnë të preferuarin e tyre për kryeministër të Kosovës si dhe pesë kandidatë për deputetë.

Por në këtë ditë nuk guxohet që vota të fotografohet ose të bëhet ndonjë manipulim apo keqpërdorim me votat, për më shumë Kryeprokurori i Prokorurisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka treguar se çfarë dënime i shqiptohen personave që keqpërdorin votat.

Shala për T7 ka thënë se Prokuroria e Prizrenit gjithsejt ka angazhuar nëntë prokuror me qëllim që të mbikqyrin procesin zgjedhor në këtë rajon.

Kryeprokurori i Prokorurisë Themelore në Prizren ka treguar se nëse bëhet ndonjë manipulim apo keqpërdorim të votave në këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ata persona do të kenë probleme me punësim e zhvillim të karrierës dhe mund të dënohen deri me 5 vite burgim efektiv.

“Ata që bien ndesh me Kodin Penal do të ndëshkohen. Do të kenë probleme në punësim dhe zhvilim të karriereës. Dënimet variojnë deri në 5 vjet burgim. Qytetarët duhet të kenë kujdes, ndryshe do të kenë dënime të ashpra”, ka thënë Shala për T7.