Paralajmërohet përkeqësim i motit, mobilizohet KEDS-i

25.01.2021

Sipas parashikimeve meteorologjike pritet që gjatë ditëve në vijim të ketë përkeqësim të motit, ku pritet të ketë erëra të fuqishme të cilat do të përcillen me reshje shiu dhe bore. Pas këtyre paralajmërimeve, KEDS përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë mobilizuar të gjitha ekipet e terrenit. “KEDS ka mobilizuar të gjitha […]

Paralajmërohet përkeqësim i motit, mobilizohet KEDS-i Foto: Ilustrim

Sipas parashikimeve meteorologjike pritet që gjatë ditëve në vijim të ketë përkeqësim të motit, ku pritet të ketë erëra të fuqishme të cilat do të përcillen me reshje shiu dhe bore.

Pas këtyre paralajmërimeve, KEDS përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë mobilizuar të gjitha ekipet e terrenit.

“KEDS ka mobilizuar të gjitha ekipet e terrenit pasi sipas parashikimeve meteorologjike, ditëve në vijim pritet të ketë përkeqësim të madh të motit me erëra të fuqishme të cilat pritet të përcillen edhe me reshje shiu dhe bore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu KEDS u ka bërë thirrje konsumatorëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, të mos i afrohen por të njoftojnë menjëherë Qendrën tonë të thirrjeve apo duke na shënuar në rrjetet tona sociale.

Njoftimi i plotë:

KEDS ka mobilizuar të gjitha ekipet e terrenit pasi sipas parashikimeve meteorologjike, ditëve në vijim pritet të ketë përkeqësim të madh të motit me erëra të fuqishme të cilat pritet të përcillen edhe me reshje shiu dhe bore.

Ekipet tona do të jenë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në kohën më të shpejt të mundshme për të sanuar çdo avari që mund të shfaqet në rrjet.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, të mos i afrohen por të njoftojnë menjëherë Qendrën tonë të thirrjeve apo duke na shënuar në rrjetet tona sociale.