Paralajmërohet edhe një grevë e re nga një sektor

Sindikata e Agjencisë së Navigacionit Ajror, ka paralajmëruar hyrjen në grevë, që nga nesër, ky paralajmërim i grevës do të zhvillohet, e cila do të zgjasë një orë, por çdo ditë do të ketë përshkallëzim të grevës.

Artan Hasani, kryetari i Sindikatës së Agjencisë Shtetërore të Navigacionit Ajror, deklaroi se: “Që nga nesër ne do të hyjmë në grevë një orëshe, dhe për çdo ditë ne do ta përshkallëzojmë grevën”.

Po ashtu, Hasani foli edhe për anulimet e fluturimeve, ku tha se të gjitha fluturimet të cilat do të anulohen, do të jetë përgjegjsi e kompanive ajrore.

“Anulimi i fluturimeve do të realizohet ditëve tjera, dhe se kjo është përgjegjësi e kompanive ajrore”, tha ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur edhe orarin e grevës e cila do të zhvillohet që nga dita e nesërme (13 Shkurt).

1. 13 shkurt: 07:00-8:00;
2. 14 Shkurt: 07:00 – 11:00;
3. 15 shkurt: 07:00-15:00;
4. 16 shkurt: 07:00-19:00;
5. 18 shkurt: 07:00-23:59;
6. 19 shkurt: 00:00-07:00.

RAPORTO