Paralajmërohen vërshime në vend

  • 24.01.2019
Paralajmërohen vërshime në vend

Kosova mund të përballet me vërshime, pasi që pritet të ketë reshje më të dendura atmosferike.

Kështu ka thënë njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti.


“Institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, dhe jo të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime, siç ka ndodh pothuajse çdo vit, tek pastaj të reagojnë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Si masë parandaluese për një ndër shkaktarët kryesorë të vërshimeve thuajse të përvjetshme në disa lokalitete në Kosovë, (që veç është dashtë të ndërmerret deri me tani), është edhe rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo prrockave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit dhe shkaktimi i përmbytjeve”.

Reshjet e mëdha të shiut kanë vërshuar vitin e kaluar Komunën e Suharekës.

Gjendja ishte e jashtëzakonshme, pasi që, shumë shtëpi e objekte janë përmbysur nga shiu, duke përfshirë këtu edhe vet objektin e komunës së Suharekës.

Qyteti dhe shumë fshatra vitin e kaluan nën ankth nga vërshimet. Megjithatë ishim me fat që humbjet i patëm vetëm materiale.

Për tu dalë në ndihmë qytetarëve të Suharekës, janë parë në terren edhe ekipe emergjente nga komuna dhe zyrtarët policor.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë