Paralajmërohen masa të reja, Vitia flet edhe për planin e vaksinimit anti-COVID

02.04.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka folur për vaksinat dhe për masat e reja anti-COVID. Vitia tha se janë duke punuar me intensitet për të siguruar vaksinat anti-COVID, e përveç kësaj ai tha se me rëndësi janë edhe masat të cilat janë në fuqi dhe ato që do […]

Paralajmërohen masa të reja, Vitia flet edhe për planin e vaksinimit anti-COVID Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka folur për vaksinat dhe për masat e reja anti-COVID.

Vitia tha se janë duke punuar me intensitet për të siguruar vaksinat anti-COVID, e përveç kësaj ai tha se me rëndësi janë edhe masat të cilat janë në fuqi dhe ato që do të merren ditëve në vijim, e që duhet të respektohen nga të gjithë.

Ai tha se tani më është plani për vaksinimin në Kosovë, që pas punëtorëve shëndetësor do vaksinohen personat mbi moshën 80 vjeçare, e që janë diku rreth 30 mijë persona.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme (e enjte) kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për SuharekaOnline ka bër të ditur se në këtë komunë do të vaksinohen më shumë se 2,200 persona mbi 80 vjeç.

Poashtu, Muharremaj tha se nga java e ardhshme pritet që nga Ministria e Shëndetësisë të ndërmerren masa të reja anti-COVID.