Paralajmërohen hetime për ngritjen e çmimeve të produkteve

28.10.2021

Murati duke folur për masat për ringjallje ekonomike, ka shtuar se me çështjen e rritjeve të çmimeve në vendin tonë do të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe se do të merren masa në rast se ka pasur manipulime të tilla. Murati shtoi se nëse ka manipulime, ekziston edhe korniza […]

Paralajmërohen hetime për ngritjen e çmimeve të produkteve Foto: Ilustrim

Murati duke folur për masat për ringjallje ekonomike, ka shtuar se me çështjen e rritjeve të çmimeve në vendin tonë do të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe se do të merren masa në rast se ka pasur manipulime të tilla.

Murati shtoi se nëse ka manipulime, ekziston edhe korniza ligjore që do merret me to.

“Normalisht që me këto çështje duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe kudo që ka pasur ose kudo që vërehet që ka pasur manipulime të tilla, pra ekziston dhe korniza ligjore që do të merret me këto çështje”, u shpreh ai.

Ndryshe, gjatë muajit shtator në Kosovë ka pasur rritje të çmimeve të artikujve deri në 5%, kjo sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (AKK), ku këto rritje kanë vazhduar edhe gjatë muajit tetor.