Paralajmërimet për grevë dhe protesta, SBAShK-u sot takim të jashtëzakonshëm

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) sot do të organizojë takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal si dhe të universiteteve, për të biseduar lidhur me vendimet për veprime sindikale.

12.11.2021 / Lajme

Paralajmërimet për grevë dhe protesta, SBAShK-u sot takim të jashtëzakonshëm
Foto: Ilustrim

Ndërkaq, takimi i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut bëhet e ditur se do të fillojë në orën 14:00.

“Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon takimin e jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve e në të cilin do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë apo nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e pagave dhe Implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive. (Salla e takimeve të Qendrës së Studentëve, te selia e SBASHK-ut, ora 14:00)”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, këtë takim e ka paralajmëruar të enjten kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.  

Ai ka theksuar se ky takim është duke u organizuar si pasojë e vizitave të tij që i ka bërë në komuna për zgjedhjet e brendshme të SBASHK, duke shtuar se të gjithë e kanë ngritur çështjen e Ligjit të Pagave dhe atë se çfarë duhet të bëjë ky institucion sindikal.

Jasharaj ka thënë se nuk kanë asgjë konkrete ani pse nga kryeministria janë duke deklaruar se janë duke punuar në heqjen e defekteve që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese në Ligjin e Pagave.

I pari i SBASHK-ut ka thënë se pasiqë ka bërë vizita në komunat e Kosovës, ka bërë propozimin e tij që në muajin janar të shkohet në greva si dhe të bllokohet i tërë sistemi arsimor.

“Unë pasi kam vizituar komunat kam paralajmëruar se në janar mund të kemi greva sikur ishin dikur, duke u bllokuar i tërë sistemi arsimor. Dhe, kryetarët nesër kanë të drejtë të përcjellin çfarë po thonë anëtarësia dhe bashkërisht të marrin vendim se çfarë do të bëjnë tutje”, potencoi ai.

Megjithatë, Jasharaj tha se vendimi final se si do të veprohet tutje do të merret nesër në takim.

“Krejt varet nga takimi i sotëm, dhe mund të kemi njëherë një protestë para grevës. Dhe ideja më e mirë që mbështetet nga të gjithë ashtu do të veprohet. Pra varet se cili do të jetë vendimi definitiv nesër”, tha mes tjerash Jasharaj.

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *