Paragllajdistja Jona Gegaj, flet për gjendjen e saj pas aksidenit në Korishë

Fatos Gërxhaliu ka humbur jetën pas një përplasje në ajër me Jona Gegaj derisa po lëshoheshin nga bjeshkët e Korishës.

Paragllajdisti nga Vushtrria nuk mundi tu mbijetoj plagëve dhe humbi jetën mbrëmë vonë në QKUK.

Për SuharekaOnline ka folur edhe Jona Gegaj, paragllajdistja që u ndesh me Fatosin e që fatmirësisht i ka shpëtuar më të keqes.

Në përgjigjen për SuharekaOnline ajo thotë se ende nuk e ka ngjarjen e kthjellët se si ka ardhur deri te aksidenti.

“Dy pilot jemi ndesh aksidentalisht, fatkeqësisht Fatosi ka ndërruar jetë dhe unë jam me lëndime trupore kryesisht pjesa e shpinës dhe përveq neve ska pas tjerë të lënduar” ka thënë ajo.

Tutje Gegaj thotë se është lëshuar nga spitali pasiqë ka vendosur të mjekohet privat dhe se ende  nuk po mundet me lëviz dhe me ecë vet, por sipas saj këto janë kaluese.

E pyetur për nëse i kujtohet se si ka ardhur deri te aksidenti ajo tregon se nuk po i kujtohet saktësisht.

“ Nuk e di sa mundem të ju ndihmoj unë se nuk ëshë që po më kujtohen gjërat saktesisht, e di qe jemi ndeshë aksidentalisht në ajër, lartësia nuk më kujtohet s’kemi qenë edhe shumë lart. Më shumë nuk jam në gjendje as unë me tregu se nuk e kom ngjarjen e kthjellët” ka thënë ajo.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.