Para mbledhjes së kryesisë së LDK-së ku diskutohet për koalicionin, Ambasadori britanik i shkon në zyrë Mustafës

21.01.2020

Lëvizja Vetëvendosje dje edhe zyrtarisht ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës. Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit. Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi. Ndërsa pas këtij vendimit Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës […]

Para mbledhjes së kryesisë së LDK-së ku diskutohet për koalicionin, Ambasadori britanik i shkon në zyrë Mustafës Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dje edhe zyrtarisht ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit.

Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.

Ndërsa pas këtij vendimit Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa për sot ka thirrur mbledhje të kryesisë së LDK-së.

Tani për momentin në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovë po qëndron Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, raporton GazetaExpress

Takimi ka filluar afro që një orë dhe nuk dihet ende se çfarë po bisedohet.

Pikërisht për këtë arsye, lideri i partisë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani nuk kanë marrë pjesë ende në homazhet te varri i ish-presidentit Rugova.

Kjo vizitë e Abbot vjen në ditën kur LDK-ja do të diskutojë në kryesi për koalicionin me LV-në.