Pandemia nuk e ndal diasporën, rriten remitencat

Pavarësisht pandemisë dhe mosardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, ndihma e tyre nuk ka munguar, shkruan albinfo.ch.

Në raportin e fundit të lëshuar nga Banka Qendrore të Kosovës, diaspora vazhdon të qëndrojë pranë vendlindjes edhe në këtë periudhë, pavarësisht krizës ekonomike që e ka kapluar tërë botën.

Sipas raportit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 remitencat janë rritur dukshëm krahasuar me tremujorët e tjerë nga viti 2019.

Duhet theksuar se në tremujorin e parë të këtij viti remitencat kishin qenë më të vogla me një shumë prej 187.3 milionë euro, ndërkaq për tremujorin e dytë janë raportuar 246.2 milionë euro!

Për një shtet të varfër si Kosova, ku papunësia vazhdon të jetë shumë e lartë, roli i prezencës dhe remitencave në Kosovë vazhdon të jetë kyç për mirëqenien dhe ekzistimin e plot familjeve. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.