Pandemia ndikoi në rritje të mbjelljeve në Kosovë

27.05.2020

Në Kosovë po vazhdojnë mbjelljet pranvera, edhe pse pandemia ka goditur një pjesë të prodhimeve bujqësore, por një gjë pozitive në bujqësibl bl Kosovë është se pandenia bëri që të rriten mbjelljet pranverore në Kosovë. Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në MBPZHR, Isuf Cikaqi, tha se Covid19 ka ndikuar edhe në bujqësinë në Kosovë. […]

Pandemia ndikoi në rritje të mbjelljeve në Kosovë Foto: Ilustrim

Në Kosovë po vazhdojnë mbjelljet pranvera, edhe pse pandemia ka goditur një pjesë të prodhimeve bujqësore, por një gjë pozitive në bujqësibl bl Kosovë është se pandenia bëri që të rriten mbjelljet pranverore në Kosovë.

Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në MBPZHR, Isuf Cikaqi, tha se Covid19 ka ndikuar edhe në bujqësinë në Kosovë.

“Fat i mirë ka qenë se pandemia ka ndikuar tek disa disa produkte që shiten në atë kohë të shfaqjes së pandemisë, e jo të shumë produkteve, pra në atë kohë nuk ka qenë piku i prodhimit të produkteve bujqësore dhe për këtë është gjë pozitive”, tha ai për RTK.

Sipas tij bujqit këtë vit mbollën më shumë. “Ende nuk i keni të dhënat e sakta, por në përgjithësi sipas informatave që i kemi ka rritje të mbjelljeve të sipërfaqeve të tokave”, tha ai.