Pamje kur aktivisti serb në Veri shoqërohet në Polici, lirohet pasi i shqiptohen dy gjoba

07.12.2023

Politikani dhe aktivisti serb, Aleksander Arsenijeviq është shoqëruar sot në Polici. Rastin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Drjetorit të Policisë për Veri, Veton Elshani, duke thënë se Arsenijeviq është shoqëruar në Polici dhe se aty i janë dhënë dy tiketa, një për moszbatim të urdhrave të Policit dhe tjetra për mungesë të regjistrimit […]

Pamje kur aktivisti serb në Veri shoqërohet në Polici, lirohet pasi i shqiptohen dy gjoba Foto: Ilustrim

Politikani dhe aktivisti serb, Aleksander Arsenijeviq është shoqëruar sot në Polici. Rastin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Drjetorit të Policisë për Veri, Veton Elshani, duke thënë se Arsenijeviq është shoqëruar në Polici dhe se aty i janë dhënë dy tiketa, një për moszbatim të urdhrave të Policit dhe tjetra për mungesë të regjistrimit të automjetit.

“E kemi shoqërua deri në stacion ku i janë dhënë dy tiketa njëra për moszbatim të urdhrave të Policit e tjetra për mungesë regjistrimi të Automjetit”, ka thënë Elshani.

Elshani ka thënë se të njëjtit i janë konfiskuar targat e veturës për shkak të skadimit të regjistrimit dhe më pas është liruar.

“I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani, duke sqaruar se vetura ka qenë me tabela të Republikës së Kosovës.

Në profilin e Arsenijeviq është publikuar video e momentit kur ai shoqërohet për në veturën e Policisës së Kosovës.