Palushi: Taksa ndaj prodhimeve serbe e qëlluar
- 27.11.2018
- 0 komente
Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi në një intervistë për Telegrafin ka folur për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen prodhuesit vendor. Ai gjithashtu ka folur edhe për taksën prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe se si ndikon kjo te bizneset vendore.

Palushi ka thënë se ndonëse taksa për produktet e Serbisë është e vonuar, ajo është e qëlluar dhe e fuqizon prodhimin vendor.
“Duke e pasur parasysh sjelljen e Serbisë karshi Kosovës në përgjithësi, e në veçanti për prodhuesit vendor, ka qenë një taksë e qëlluar. Tashmë efektet e para po vërehen dhe është rritur vetëdija e qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore”, tha ai.
Pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, Shaqir Palushi tha se edhe lënda e parë që është importuar nga Serbia mund të zëvendësohet me vendet e BE-së.
“Një pjesë e prodhuesve kanë importuar lëndë të parë nga Serbia, tashmë pas taksës këto do të evitohen, sepse do të ketë alternative të tjera ku do të furnizohemi nga vendet tjera, siç është Gjermania dhe Holanda, e cila do të ketë një rritje të kostos së transportit, e cila do të ndikoj në fitimet tona, por do të ketë furnizim të rregullt në tregun tonë”, tha ai.
Leave a Reply