Palushi: Shumë biznese mund të falimentojnë, do të rritet papunësia e rastet sociale

Mos hapja e bizneseve si pasojë e përhapjes së Coronavirusit po rrezikon mbijetesën e tyre.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, tha për Ekonomia Online, se nevojitet mbështetje e madhe financiare  për tu arritur rimëkëmbja e bizneseve.

Palushi theksoi se moshapja e bizneseve po ndikon edhe në bizneset të cilat janë duke operuar.

“Mos hapja e  bizneseve si pasojë e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës pas përhapjes se virusit Covid-19, sigurisht që i rrezikon mbijetesën e tyre, duke pas parasysh se shumica e këtyre bizneseve kanë obligime sidomos ndaj bankave dhe do të jetë shumë e vështirë që ato të arrin të rimëkëmben pa një mbështetje financiare”.

“Mos hapja e këtyre bizneseve ka ndikim edhe te bizneset tjera që janë duke operuar sepse në ketë mënyrë është ndërprerë furnizimi për këto biznese, prandaj edhe bizneset që po punojnë janë duke punuar me kapacitete të zvogëluara”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Palushi potencoi se shumë biznese mund të falimentojnë si pasojë e mbylljes së tyre, siç është sektori i gastronomisë dhe hotelerisë.

“Kjo vërehet edhe në rastin e kompanisë sonte ku sektor shumë i rëndësishme për në ka qenë sektori i hotelerisë, restoranteve dhe kafiterive dhe si rezultate i mos hapjes se tyre ne kemi një rënie prej se paku 30%”.

“Natyrisht që Qeveria ka vepruar drejt me masat e ndërmarra dhe as nuk po e akuzoj Qeverinë, por kjo nuk do të thotë që ne duhet pajtuar me faktin që shumë biznese mund të falimentojnë si pasojë e mbylljes se tyre”, tha ai.

Ai tha se Qeveria duhet të ndihmojë këto biznese, përndryshe siç tha ai do të rritet papunësia dhe rastet sociale.

“Ne anën tjetër mendoj që Qeveria dhe institucionet kompetente e kanë obligim që të kujdesen  që këto biznese të cilat për shumë vite kanë kontribuar në buxhetin e Kosovës mos të falimentojë, duke lenë shumë punëtor pa punë dhe duke krijuar raste sociale, me të cilat prapë do të ishin barrë për institucione, prandaj preventiva gjithmonë është me e mirë dhe më e lehtë se sa marrja me pasojat”, tha ai.

Për të dalë nga kjo krizë, Palushi tha se Qeveria duhet të përgatisë pakon e dytë emergjente e cila sipas tij, duhet të jetë e dedikuar për sektorët e rrezikuara, si dhe të iu mundësohet marrja e kredisë.

“Qeveria do te duhet te përgatisë edhe pakon e dyte emergjente dedikuar sektorëve me te rrezikuara edhe pse nuk ka sektor i cili nuk është dëmtuar nga kjo situata e krijuar”, tha ai, për EO.

“Unë besoj që Qeveria do të duhet të veproj  në dy drejtime: E para duke përgatitur pakon e dytë financiare. E dyta duke mundësuar  qe fondet nga Agjensioni i Privatizimit dhe Trusti Pensional t’i jepen bankave komerciale dhe bankat komercial të jenë gjithashtu të gatshme që të ofrojnë kredi me kamata me të ultë dhe sidomos me grace periodë, për këto biznes”, ka thënë Palushi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.