Pakoja Emergjente, ka filluar aplikimi për familjet pa të ardhura

Ditë më parë kryeministri në detyrë Kurti, duke prezantuar 15 masat e Pakos Fiskale Emergjente, theksoi se kjo pako është dizajnuar për të arritur disa qëllime.

Ndër to ai ka thënë se kjo pako ka si qëllim: (i) të ofrojë ndihmë financiare shtesë për shtresat më të varfra të shoqërisë pas pandemisë COVID-19; (ii) të ndihmojë bizneset në mbulimin e shpenzimeve operative në mënyrë që të sigurohet një pagë minimale për të gjithë punëtorët gjatë situatës emergjente, si dhe (iii) të sigurohet se bizneset kanë mundësi të vazhdojnë veprimtarinë gjatë dhe pas tejkalimit të situatës emergjente.

Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130€) euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, e që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës, dhe kjo për muajin Prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre milionë (3,000,000.00€) euro. 

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton qytetarët, se ka filluar aplikimi për pagesë mujore në vlerë prej njëqind tridhjetë euro (130 €) sipas Masës nr.15, e cila është e përfshirë në kuadër të Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente.

Më poshtë ju mund ti gjeni udhëzimet dhe formuluarin për aplikim për kërkesë për asistencë mujore:

▶ 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 -𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓 shiko KËTU
▶𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦-𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓 shiko KËTU
▶ 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚 𝐞 𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭-𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓 shkarko KËTU

RAPORTO