Pak para seancës, partitë “betonizohen” në qëndrimet për kryetarin e kuvendit
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet sot në orën 15:00. Megjithëse nuk i siguroi votat e mjaftueshme, Albulena Haxhiu ka deklaruar se edhe në seancën e së hënës do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e vet do të votojë njëjtë sikurse herën e kaluar – do të thotë kundër – rreth propozimit të Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit.
Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij mbetet në qëndrime të njëjta sa i përket votimit të kryeparlamentarit.
Deputeti Faton Peci, tha se deri në këtë fazë, Albulena Haxhiu, është kandidate për kryeparlamentare.
“Të shohim kur ta hedheim në votim. Deri këtë fazë është Albulena Haxhiu”, tha Peci.