Pagat shtesë për mësimdhënësit, Azemi: Qeveria po i diskriminon punëtorët e sektorit privat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se Qeveria në detyrë i ka anashkaluar premtimet ndaj punëtorëve të këtij sektori.

Azemi përmes një postimi në facebook i ka reaguar Qeverisë Hoti duke thënë se i ka diskriminuar puntorët e sektorit privat.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të krahasohet rreziku mes punëtorëve të arsimit dhe punëtorët teknikë të cilët kanë punuar në spitale e dhoma të pacientëve me COVID-19.

Reagimi i plotë:

Diskriminimi i Punëtorëve të Sektorit Privat në stilin Millosheviqian.

Qeveria e Kosovës pas dy jave greve dhe pas deklarimit se do te paguajnë punëtorët teknik dhe ata te sigurimit fizik ne spitale, QMF dhe ambulanta, këtë nuk e beri deri me sot, ndërsa neve na gëzoi fakti se do te paguani page shtese për punëtorët e Arsimit si dhe ju përgëzojmë për këtë veprim, mirëpo qeverise nuk i erdhi turp qe ti anashkalojnë, diskriminojnë punëtorët teknik te spitaleve dhe te QMF-se te cilët janë ne mënyrë direkt te rrezikuar, pasi që këta punëtorë 24h janë me pacientët të prekur nga Covid-19.

Ju si qeveri a keni turp për këtë veprim? Krahaso sa ka qene një mësimdhënës i rrezikuar e sa një punëtor teknik qe ka mirëmbajtur dhomat e pacientëve të prekur nga Covid-19.

Çka mendoni ju si qeveri t’u thoni tani punëtorëve teknik të spitaleve dhe QMF-së për diskriminimin e shfaqur ndaj tyre? Ne tani kërkojmë nga 700 euro për secilin punëtor, mirëpo këto nuk presim ti marrim nga ju ne mënyrë direkt, me nënshkrimin tuaj ju na mundësoni qe mjetet ti kërkojmë përmes rrugëve ligjore.

Vendimet e juaja po detyrohemi ti zbatojmë me avokat dhe përmes Gjykatës. A thua punëtorët teknik qe mirëmbajnë shkollat i keni pasur parasysh për këto shtesa?!

Kemi shume për te thënë, kësaj radhe po e lëmë me kaq me një konstatim, kjo ndarje te ne ka ndodhur nga 1990-1999 nga regjimi serb.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), u ka siguruar që do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.

Ndryshe, SBASHK-u kishte kërkuar nga Qeveria ta mbështesë sektorin e arsimit me para shtesë, për shkak të rrezikshmërisë nga COVID-19.

RAPORTO