09.09.2019, 9:20

Pagat në Kosovë sipas aktiviteteve ekonomike

Niveli i pagave në Kosovë ende mbetet në nivel jo të dëshiruar. Ku pagat me të larta në vend janë tek sektori publik, ndërsa pagat më të ulëta janë për punëtorët që i shërbejnë sektorit privat.

Në një raport të publikuar mbi të dhënat e pagave nga viti 2012 deri në vitin 2018, sipas ASK-së, ka një rritje të pagës mestare, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, jo të gjithë sektorët patën rritje të shprehur të pagave nëpër vite.

Në sektorin publik, paga mesatare bruto, për periudhën 2012-2018, u rrit për 125 euro. Ndersa te sektori privat, kishte vetëm një rritje prej 17 eurosh për periudhën në fjalë, nga 367 në 384 euro.

LEXO EDHE:  Thellohen mëdyshjet e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL

Kurse, te ndërmarrjet publike, pati rritje më të madhe me 149 Euro më shumë se viti 2012. Paralel u rritën edhe pagat neto.

Paga mesatare bruto në vitin 2018 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte tek: Furnizimi me energji elektrike, gaz,avull dhe ajër të kondicionuar me 843 euro pasuar nga informimi dhe komunikimi me 717 euro, pastaj xehëtari dhe gurëthyes me 639 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Bujqësi, pylltari dhe peshkatari me 256 euro.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.