Pagat do të dalin me rritje derisa Gjykata Kushtetuese del me një vendim

07.12.2019

Pak ditë pas hyrjes në fuqi Ligji për Paga në Sektorin Publik përfundoi në Gjykatën Kushtetuese. Institucioni i Avokatit të Popullit e dërgoi këtë ligj në Kushtetuese, prej së cilës ka kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e vendit, shkruan sot gazeta “Zëri”. Institucioni i Avokatit të Popullit para dy ditësh e ka […]

Pagat do të dalin me rritje derisa Gjykata Kushtetuese del me një vendim Foto: Ilustrim

Pak ditë pas hyrjes në fuqi Ligji për Paga në Sektorin Publik përfundoi në Gjykatën Kushtetuese. Institucioni i Avokatit të Popullit e dërgoi këtë ligj në Kushtetuese, prej së cilës ka kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e vendit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Institucioni i Avokatit të Popullit para dy ditësh e ka dërguar kërkesën për pezullimin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese.

Prej kësaj Gjykate është kërkuar vlerësimi i përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e Kosovës. Kjo kërkesë tashmë është pranuar nga Kushtetuesja, mirëpo ende nuk dihet se kur kjo do ta thotë fjalën e fundit për sa i përket këtij ligji.

Nga Ministria e Financave thonë se pagat do të dalin me rritje deri në një vendim përfundimtar për pezullimin e ligjit, teksa tri sindikata kanë paralajmëruar greva e protesta nga java e ardhshme në rast se Ligji për Pagat pezullohet nga Kushtetuesja.