Paga shtesë për fundvit, sindikata e policisë në pritje të përgjigjes nga Qeveria

27.12.2021

Se nuk kanë pranuar përgjigje nga Qeveria e Kosovës, këtë e konfirmon vet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. Ai ka thënë se edhe sot po presin pasiqë është ftesë. “Ne po presim edhe sot pasi që është festë dhe do të shohim të martën se çfarë përgjigje do të marrim”, ka […]

Paga shtesë për fundvit, sindikata e policisë në pritje të përgjigjes nga Qeveria Foto: © Hallka Marketing Agency

Se nuk kanë pranuar përgjigje nga Qeveria e Kosovës, këtë e konfirmon vet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Ai ka thënë se edhe sot po presin pasiqë është ftesë.

“Ne po presim edhe sot pasi që është festë dhe do të shohim të martën se çfarë përgjigje do të marrim”, ka thënë për IndeksOnline Zeqiri duke shtuar se kërkesa është bërë për të gjithë punonjësit e policisë.

Ndryshe, javë më parë Sindikata e Policisë së Kosovës i ka dërguar letër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, duke i shtruar kërkesë për shtesa.

Në letrën e Sindikatës dërguar ministrit të Punëve të Brendshme thuhet se kërkesa po parashtrohet duke pas parasysh përkushtimin e Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021, në angazhimet e tyre në punët e përditshme si dhe në angazhimet shtesë të planeve të ndryshme operative, si COVID 19 dhe operacioneve tjera, ku janë duke e dëshmuar punën e tyre profesionale dhe përkushtimin pavarësisht sfidave me të cilat përballen duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Një kërkesë e tillë arsyetohet nga punonjësit e policisë, pasiqë janë bartësit kryesor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e paraparë.

Letra e plotë e tyre pa ndërhyrje:

I nderuar z.Xhelal Sveçla-Ministër i MPB-së

Duke pas parasysh përkushtimin e Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021, në angazhimet e tyre në punët e përditshme si dhe në angazhimet shtesë të planeve të ndryshme operative, si COVID 19 dhe operacioneve tjera, ku janë duke e dëshmuar punën e tyre profesionale dhe përkushtimin pavarësisht sfidave me të cilat përballen duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Andaj, kërkojmë nga Ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër I MPB-së dhe nga Qeveria e Juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Poicisë së Koosvës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtezakonshme.

Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Repubikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e paraparë.

Andaj, i nderuar Ministër i MPB-së mbesim më shpresë se do t’a realizoni kërkesën tonë pa dallim për të gjithë Zyrtarët Policor dhe Stafin civil në Policinë e Kosovës.