“Paga e mësimdhënësit e përafërt me ata të rajonit – Ligji i ri do t’i eliminojë padrejtësitë”

02.04.2022

Ndërsa, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka deklaruar se paga e mësimdhënësit në vendin tonë është e përafërt me pagat e rajonit, sipas saj më e madhe se në Maqedoninë e Veriut, ndërsa më e vogël se në Shqipëri. Në Kongresin e 8-të të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe […]

“Paga e mësimdhënësit e përafërt me ata të rajonit – Ligji i ri do t’i eliminojë padrejtësitë” Foto: Ilustrim

Ndërsa, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka deklaruar se paga e mësimdhënësit në vendin tonë është e përafërt me pagat e rajonit, sipas saj më e madhe se në Maqedoninë e Veriut, ndërsa më e vogël se në Shqipëri.

Në Kongresin e 8-të të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBASHK), ministrja Nagavci ka theksuar se krahas pagës që sipas saj marrin mësimdhënësit, ka premtuar se janë duke punuar në Ligjin e Pagave.

Po ashtu, ajo ka shtuar se me Ligjin e Pagave do t’i eliminojnë të gjitha pabarazitë që reflektuan nga ligji i kaluar, ligj ky i cili ishte shpallur anti-kushtetues.

Në këtë kongres, ministrja e Arsimit ka folur edhe për punën e mësimdhënësve, duke thënë se ishin ata që kanë bërë që të fitohet çdo luftë, duke filluar nga lufta për liri.

Ajo tha se nuk kemi si të mos flasim për mësimdhënësit dhe të mos i kthehemi historisë sepse mësimdhënësit tanë historikisht i kanë bërë ndryshimet dhe kanë bërë përpjekjet më serioze për të ndryshuar dhe zhvilluar shoqërinë.

“Nuk kemi si të mos flasim për mësimdhënësit dhe të mos i kthehemi historisë sepse mësimdhënësit tanë historikisht i kanë bërë ndryshimet dhe kanë bërë përpjekjet më serioze për të ndryshuar dhe zhvilluar shoqërinë. Ata kanë bërë që të fitohet çdo luftë, duke filluar nga lufta kundër analfabetizmit e deri te lufta për liri dhe ndryshe nga mësimdhënësit nga vendet e tjera, ata shqiptarë janë përballur me sfida të vazhdueshme shekullore dhe i kanë kaluar me sukses të gjitha këto sfida. Këtë e dëshmuan edhe në këto dy vitet duke luftuar pandeminë”, tha Nagavci.

Gjithashtu, ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se duke pasur parasysh ndikimin e mësuesit jemi të vetëdijshëm se duke investuar në mësimdhënësit tanë, ne investojmë edhe në fëmijët tanë njëkohësisht, sepse janë mësimdhënësit janë më meritorët për suksesin e fëmijëve.

“Duke pasur parasysh ndikimin e mësuesit jemi të vetëdijshëm se duke investuar në mësimdhënësit tanë, ne investojmë edhe në fëmijët tanë njëkohësisht, sepse janë mësimdhënësit janë më meritorët për suksesin e fëmijëve. Analizat dhe studimet e tregojnë se në shumë aspekte të zhvillimit gjithëpërfshirës në sistem, Kosova qëndron më mirë se disa vende të rajonit”.

“Ndërsa paga e mësimdhënësit në Kosovë është e përafërt me ata të rajonit, më e madhe se në Maqedoni të Veriut, ndonëse pak më e vogël se në Shqipëri. Megjithatë ju siguroj se si Ministri e Arsimit edhe në grupin punues që është duke punuar në Ligjin e Pagave, jemi duke i adresuar të gjitha padrejtësitë që ishin në Ligjin e kaluar duke u munduar që të zhduken pabarazitë që reflektojë ligji i kaluar ndërmjet mësuesve klasor dhe atyre të niveleve tjera por edhe të kategorive tjera”, tha ajo.