Pacolli arrin në Kosovë: S’do ta toleroja asnjëherë që ndaj meje të ketë përparësi apo mangësi

ish-presidenti i Kosovës njëherit kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka arritur të në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Nga aeroporti, Behgjet Pacolli ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar që për të të mos merren masat sikurse për qytetarët tjerë.

“Asnjë moment nuk jam shprehur e as s’ka qenë në kokën time që të veproj jashtë normave.

S’kam kërkuar asnjëherë të bëhet dallim për mua. Derisa e dua vendin tim, i nënshtrohem edhe të gjitha masave të ndërmarra.

Unë nuk rezistoj. Unë i respektoj normat që janë marrë për të gjithë, ashtu edhe për mua. S’do ta toleroja asnjëherë që ndaj meje të ketë përparësi apo mangësi” ka shtuar Pacolli.

RAPORTO