(Pa)barazia gjinore në Kosovë, kërkohet zbatimi i ligjeve

  • 23.05.2023
(Pa)barazia gjinore në Kosovë, kërkohet zbatimi i ligjeve

Zbatim më të madh të ligjeve që sigurojnë barazinë gjinore në Kosovë, u kërkua sot në konferencën rajonale të organizuar nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se perspektiva parlamentare për barazinë gjinore është në rrugën e duhur, derisa theksoi se s’duhet të ketë kompromise deri në arritjen e plotë të barazisë gjinore.

“Baza e jetës sonë është barazia mes burrave dhe grave. Pastaj krijimi i kushteve të nevojshme sociale, ekzistenciale dhe jetësore që njerëzit të mund të jetojnë në vendin e tyre dhe të shohin perspektivë në vendin e tyre. Tek e fundit, këto janë elementare edhe për mirëfunksionimin e shteteve. Shtetet natyrisht nuk kanë kuptim pa popullatë dhe shoqëritë nuk kanë kuptim pa barazi, sidomos pa barazinë gjinore. Është një luftë e gjatë, aspak e lehtë, por në të cilën nuk duhet të ketë kompromise për arritjen e qëllimeve të përbashkëta”, tha Konjufca.


Zbatim më të madh të dispozitave ligjore për barazinë gjinore kërkoi edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi.

“Ajo çka dëshirojmë të arrijmë është e lidhur me të drejtën sociale, barazinë gjinore dhe shanset e përbashkëta për meshkujt dhe femrat. Ky qëllim është i joni dhe i lidhur me planin profesional, por edhe si prindër në të mirën e fëmijëve tanë. Po ashtu është e lidhur edhe me përparimin e përbashkët, duke përfshirë zhvillimin ekonomik. Për këtë arsye këto qëllime kanë kujdesin tonë. Kosova ka sistemin legjislativ që rregullon fushat e jetës të të gjithë qytetarëve tanë, ku janë të rregulluara edhe barazia gjinore si dhe temat të tjera shoqërore dhe politike. Ligji për barazinë gjinore ka dispozita të përfaqësojë gratë në të gjithë sektorët”, shtoi ajo.

Megjithatë, udhëheqësja e bashkëpunimit austriak për zhvillim në Kosovë, Sandra Horina tha se në Kosovë ekzistojnë pabarazitë gjinore dhe veçmas stereotipat ndaj grave, të cilat duhet të adresohen nga institucionet relevante.

“Tema e politikave familjare dhe gjinore janë shumë të rëndësishme, pasi adresojnë disa nga pabarazitë, stereotipat dhe praktikat të cilat parandalojnë progresin si për individ, por edhe për shoqërinë dhe ekonominë. Kjo çështje ndërlidhet që të mundësojë grave ashtu edhe burrave që realizojnë ëndrrat”, theksoi Horina.

Në anën tjetër, kryesuesja e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Kosovës, deputetja Fatmire Kollçaku, tha se direktivat e BE-së për barazi gjinore duhet të jenë udhërrëfyes për secilën qeveri në Kosovë.

“Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe direktiva e Bashkimit Evropian rreth politikave të balancit mes jetës dhe punës duhet të jetë udhërrëfyes për secilën qeveri drejt realizimit të një barazie të plotë, në tregun e punës dhe për të siguruar një rezidencë demografike”, tha ajo.

Angazhim më të madh të institucioneve për krijimin e barazisë gjinore kërkuan edhe pjesëmarrësit të tjerë në këtë konferencë rajonale./kp/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë