Pa namaz e vizita familjare, myslimanët festojnë Fitër-Bajramin

24.05.2020

Në Kosovë dhe në vendet tjera, sot shënohet dita e parë e Festës së Fitër Bajramit. Një ditë më parë ka përfunduar muaji i madhëruar i Ramazanit. Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është sot. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, por edhe liderët politikë, kanë ftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e […]

Pa namaz e vizita familjare, myslimanët festojnë Fitër-Bajramin Foto: Ilustrim

Në Kosovë dhe në vendet tjera, sot shënohet dita e parë e Festës së Fitër Bajramit.

Një ditë më parë ka përfunduar muaji i madhëruar i Ramazanit.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është sot.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, por edhe liderët politikë, kanë ftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u mbrojtur nga pandemia, duke anuluar edhe vizitat familare.

Edhe pritjet tradicionale në zyrat e BIK, sivjet janë anuluar si shkak i pandemisë.

Bajrami karakterizohet me vizitat familjare por Bashkësia Islame dhe institucionet shëndetësore besojnë se besimtarët do të respektojnë rekomandimet e tyre andaj edhe nuk do të merren masa shtesë.

*Stafi i portalit SuharekaOnline ju uron Festën e Fitër Bajramit! Shëndeti, paqja dhe mirësia mbizotërofshin në familjet e juaja.