Pa distancë e pa maska, në QKMF-në e Prizrenit qytetarët presin për analiza dhe për teste të COVID-it, reagon Haskuka

15.10.2020

Ditëve të fundit në të gjithë Evropën numri i rasteve me COVID-19 është rritur, edhe në Kosovë shifrat e të infektuarve janë të larta vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 80 raste të reja, duke e ngritur në 1,315 numrin e rasteve aktive. Mirëpo, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren gjatë […]

Pa distancë e pa maska, në QKMF-në e Prizrenit qytetarët presin për analiza dhe për teste të COVID-it, reagon Haskuka Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në të gjithë Evropën numri i rasteve me COVID-19 është rritur, edhe në Kosovë shifrat e të infektuarve janë të larta vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 80 raste të reja, duke e ngritur në 1,315 numrin e rasteve aktive.

Mirëpo, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren gjatë mengjesit të sotëm është vërejtur parregullësi, njerëz të grumbulluar, pa distancë e disa prej tyre edhe pa maska.

Kjo shihet në disa fotografi që i ka bërë një qytetar dhe janë dërguar në indeksonline, ky institucion tashmë ka filluar të kryej teste serologjike për COVID-19, arsye kjo e cila ka grumbulluar njerëzit në këtë mënyrë.

Bëhet e ditur se në këtë korridor të përbashkët presin qytetarët për kryerje të analizave dhe për test serologjik./indeksonline/

Por, Kryetari i Komunës së Prizrenit ka reaguar përmes një postimi në facebook ku e ka kundërshtuar këtë lajm dhe është shprehur kështu: ” MJAFT! Nuk kalon një ditë që Komuna e Prizrenit nuk “atakohet” me lajme të pavërteta dhe propaganda të rreme!

“Një i tillë është publikuar edhe sot kinse në QKMF në Prizren në të njëjtin vend po bëhen edhe analizat, por edhe testet serologjike për COVID-19, me titullin “Korridori i QKMF-së në Prizren, të gjithë në një vend, ata për analiza dhe ata për teste të Covidit”.

Komuna e Prizrenit të hënën ka bërë publike që qytetarët tanimë do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19, 𝙣𝙚̈ 𝙡𝙖𝙗𝙤𝙧𝙖𝙩𝙤𝙧𝙞𝙣 𝙚 𝙌𝙚𝙣𝙙𝙧𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙈𝙟𝙚𝙠𝙚̈𝙨𝙞𝙨𝙚̈ 𝙁𝙖𝙢𝙞𝙡𝙟𝙖𝙧𝙚 1, 𝙚 𝙟𝙤 𝙣𝙚̈ 𝙌𝙆𝙈𝙁, ashtu siç thuhet në lajmin e rremë.

Për realizimin e këtyre testeve, laboratorin për analiza të gjakut në QMF 1 kemi kthyer në laborator vetëm për analiza për COVID-19. Ndërkaq edhe vrulli i punëve në QKMF është rritur po për këtë shkak, meqë qytetarët që merrnin shërbime për analiza në QMF 1, tanimë këto shërbime po i kryejnë në QKMF.

Gjendjen faktike në vendin ku po bëhen analizat serologjike në QMF 1 e tregojnë më së miri fotografitë që mund t’i shihni e që janë bërë po sot, ku qytetarët që vijnë për t’u testuar nuk kanë assesi kontakte me personat apo pacientët tjerë.

Për gjitha këto informacione e kemi njoftuar edhe publikun, ndërkaq nga ata, që e keqpërdorin “gazetarinë” për dezinformime dhe nuk e marrin parasysh etikën e gazetarisë për informim të drejtë të qytetarëve, kërkoj që të kërkojnë falje publike, përndryshe do të bëjmë padi për shpifje!” ka shkruar tutje Haskuka.