OVL e UÇK’së ftesë autoriteteve amerikane për ta ndalur Gjykatën Speciale

06.03.2020

Pas letrës së presidentit të vendit Hashim Thaçit drejtuar sekretarit amerikan, Mike Pompeo, se marrëveshja e bërë vite më parë për Gjykatën Speciale është shkelur, një letë tjetër do tu shkojë autoriteteve amerikane. Këtë herë, Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK’së) do t’i shprehë kërkesat dhe ankesat lidhur […]

OVL e UÇK’së ftesë autoriteteve amerikane për ta ndalur Gjykatën Speciale Foto: Ilustrim

Pas letrës së presidentit të vendit Hashim Thaçit drejtuar sekretarit amerikan, Mike Pompeo, se marrëveshja e bërë vite më parë për Gjykatën Speciale është shkelur, një letë tjetër do tu shkojë autoriteteve amerikane.

Këtë herë, Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK’së) do t’i shprehë kërkesat dhe ankesat lidhur me këtë gjykatë dhe do t’i ftojë në ndihmë këshilltarë e kongresmenë amerikanë.

Kryetari i OVL e UÇK’së, Hysni Gucati ka thënë për Gazeta Blic se do të kërkojnë përfshirjen e krimeve serbe ndaj popullit shqiptar e ndaljen e Gjykatës Speciale.

“Ne kemi bisedu që do dërgojmë ftesë, jemi në konsultim se çka do të kërkojmë prej tyre, ata na kanë thënë se çka duam të kërkojmë. Ne kemi bisedu me ta në telefon dhe ata na kanë dërgu një letër që duhet t’i shprehim ankesat dhe kërkesat prej tyre që të nga ndihmojnë”.

“Kemi bisedu me këshilltarë amerikanë, kongresmenë, ish-ambasadorë. Do të kërkojmë që Gjykata Speciale të ndalet, të mos i vazhdohet afati që e ka deri këtë vit dhe do të kërkojmë të futen krimet serbe që kanë bë në popullin shqiptar”, ka thënë ai për GazetaBlic.

Gucati shprehet se nga biseda me amerikanët, kanë parë se janë treguar të gatshëm t’i ndihmojnë në kërkesat e OVL-së.

“Po, na ka lënë përshtypje ashtu në bisedë e sipër. Janë të gatshëm me na ndihmu, tash do të shohim. Brenda muajit mars besoj se do t’i dërgojmë. Ne do të diskutojmë hapur edhe me avokatë vendor dhe avokatin e popullit që të bisedojmë se si ta ndalim këtë Gjykatë Speciale, sepse është e njëanshme”.