OVL e UÇK-së nëse ndalen pagat e 19 mijë veteranëve paralajmëron dhunë dhe protesta

14.03.2019

Paralajmërimi i prokurorit të rastit të veteranëve të rrejshëm se do të bëhet kërkesë për pezullim të pagesave për 19 mijë veteran deri në përfundim të procesit gjyqësor ka alarmuar Organizatën e Veteranëve të Luftës, të cilët kanë thënë se nëse një gjë e tillë hyn në fuqi do të shqyrtojnë mundësinë e organizimit të […]

OVL e UÇK-së nëse ndalen pagat e 19 mijë veteranëve paralajmëron dhunë dhe protesta Foto: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)

Paralajmërimi i prokurorit të rastit të veteranëve të rrejshëm se do të bëhet kërkesë për pezullim të pagesave për 19 mijë veteran deri në përfundim të procesit gjyqësor ka alarmuar Organizatën e Veteranëve të Luftës, të cilët kanë thënë se nëse një gjë e tillë hyn në fuqi do të shqyrtojnë mundësinë e organizimit të protestave.

Duke folur për Gazetën Express, nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj është deklaruar se kjo kërkesë e prokurorit Enver Krasniqi është një gabim i madh.

Unë mendoj që është gabim i madh që është tu bë sepse ai nuk mundet shabllon me bo ndalesë ndaj njerëzve sepse duhet me u verifiku e jo me u dënu të gjithë veteranët ose përndryshe duhet me ba pagesë retroaktive për të gjitha pagesat. Nëse merret përsipër që të bëhet pagesa retroaktive sepse dihen njerëzit që kanë dëshmi të forta për këtë rast”, deklaroi Haradinaj, duke thënë se me këtë cungohen veteranët.

“19 vetëve të ju ndalen pensionet është shumë e paarsyeshme edhe ska bazë. Prandaj po them i dëmton familjet e ndershme që s’janë fajtor për faj të qeverive edhe njerëzve të korruptum që kanë shty njerëz aty le ti ndalin pagat komisionit e atyne që kanë qu njerëz aty”, shton tutje, duke dhënë edhe një paralajmërim.

“Kanë me u ballafaqu me protesta shumë të ashpra nëse ndodh kjo. Deri të vërtetohet dënimi ata nuk janë fajtor. Dënimet kolektive gjykata nuk duhet me i dhanë”, përfundoi Haradinaj, raporton Express.

Ndryshe, prokurori special, Enver Krasniqi, ka paraqitur sot kërkesën e tij në seancën për veteranët që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Sipas tij kjo duhet të bëhet me arsyen se “Si rezultati i veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe vazhdon të dëmtohet. Prandaj duke konsideruar buxhetin e Kosovës si interes publik, prokurori i shtetit ka autorizim të plotë ligjor për të kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi, raporton Gazeta Express.

“Përfitues nga buxheti i Kosovës janë personat e tretë dhe një situatë e tillë kur me veprime e të pandehurve si rezultat i veprave penale dhe kur përfitojnë personat e tretë përcaktohet rregulli për të dëmtuarin, që në rastin konkret kemi dëmtimin e Buxhetit të Kosovës. Andaj bazuar në këtë fakt se personat e tretë të paraqitur në aneksin 1 të kësaj aktakuze si pasojë e veprës penale të të pandehurve nga 2015 deri në gusht 2018 kanë përfituar më shumë mbi 88 milionë euro”, ka shtuar ndër të tjera Krasniqi.