OVL e UÇK-së: Janë duke u lëshuar ende certifikata të veteranëve të UÇK-së

11.09.2019

Përmes një reagimi lidhur me keqpërdorimin e statutit të veranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se ende janë duke u lëshuar certifikata të veteranëve të UÇK-së. Po ashtu, OVL e UÇK-së në reagimin e tyre i kanë bërë thirrje organeve kompetente, që të reagojnë edhe ata për këtë […]

OVL e UÇK-së: Janë duke u lëshuar ende certifikata të veteranëve të UÇK-së Foto: Ilustrim

Përmes një reagimi lidhur me keqpërdorimin e statutit të veranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se ende janë duke u lëshuar certifikata të veteranëve të UÇK-së.

Po ashtu, OVL e UÇK-së në reagimin e tyre i kanë bërë thirrje organeve kompetente, që të reagojnë edhe ata për këtë keqpërdorim, me qëllim që të mos lëshojnë më certifikata të veteranëve.

Në reagimin e OVL-së thuhet: “Si OVL UÇK, i ftojmë të gjithë që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, dukuri e cila në kohën e fundit është duke u shpeshtuar, sepse kjo është e pakuptimtë në kohën kur jemi në procesin e hetimeve nga prokuroria”.

Po ashtu, OVL ka kërkuar nga Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, që të parandalojë dukurinë e lëshimit të certifikatave.

“Nga Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, kërkojmë që ta parandalojë dukurinë e lëshimit të certifikatave, të cilat edhe ashtu e kanë kompromituar procesit dhe vet statusin e veteranit”, thekson OVL UÇK.

Ndryshe ky rast është në proces gjyqësor, si dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kishte inicuar një nismë për formimin e një komisioni hetimor për veteranët e rrejshëm të UÇK-së.