OVL e UÇK-së e dënon gjuhën fyese dhe denigruese të këshilltarit të Kurtit

Shkëlzen Gashi, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ka qenë sot i ftuar në emisionin Frontal në T7.

Veçse ai e ka quajtur veten se s’është si këshilltarët e zyrtarët e tjerë, për të cilët thotë se të njëjtit janë servilë ose që ua kanë lëpirë pjesët e ndishme të trupit.

Por, një deklaratë skandaloze tjetër ka dhënë pikërisht për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ai i akuzon duke thënë se Dick Marty e ka publikuar një raport, në të cilin thuhet UÇK kanë kryer vrasje ndaj civilëve serb

E për këtë deklaratë, përmes një shkrimi në Facebook, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Hysni Gucati ka dënuar gjuhën fyese dhe denigruese të Shkëlzen Gashit dhe i bënë thirrje organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës të ftojë Shkëlzen Gashin dhe t’i sjell faktet apo dëshmitë që vazhdimisht është duke akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime luftë dhe të nis hetim ndaj tij.

Shkrimi i plotë:

Organizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlimitare të Kosovës e dënon gjuhën fyese dhe denigruese të Shkëlzen Gashit dhe i bënë thirrje organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës të ftojë Shkëlzen Gashin dhe t’i sjell faktet apo dëshmitë që vazhdimisht është duke akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime luftë dhe të nis hetim ndaj tij.

Shkëlzen Gashi i cili me deklaratat e tij është duke i shërbyer çdo herë e më shumë Serbisë ku është duke e luajtur rolin e avokatit të Serbisë në vend se të punontë në të mirën e shqiptarëve të Kosovës si një ‘’i mençur’’ që shitet është duke bërë argatin e Serbisë, historikisht dihet së kush i ka akuzuar shqiptarët për krime luftë Serbia por ja që sot kemi njerëz të tillë si puna e Shkëlzen Gashit që nga studiot televizive çdo ditë e më shumë po akuzon dhe po shpifë ndaj UÇK-së, njerëzit si soji i tij vendin e kanë në Beograd dhe jo në Kosovë!

RAPORTO