Në një postim në platformën X, Osmani e ka cilësuar takimin me Macron si një mundësi për të riafirmuar vizionin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Një mundësi e vlefshme për të biseduar me presidentin Emmanuel Macron në Tiranë rreth partneritetit Kosovë–Francë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës,” ka shkruar Osmani në X.
Ndërsa, presidentin turk Erdogan e ka vlerësuar si një mik të palëkundur të Kosovës.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës. E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës,” ka shkruar presidentja Osmani në një postim tjetër në X.
Këto takime shihen si të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe lobimin për interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.