Osmani uron qytetarët ortodoksë për Krishtlindje: Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë

07.01.2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e komunitetit ortodoksë për Krishtlindje. Osmani shkruan se festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit  ndërmjet njerëzve. “Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë! Dashuria, paqja dhe […]

Osmani uron qytetarët ortodoksë për Krishtlindje: Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë Foto: Ilustrim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e komunitetit ortodoksë për Krishtlindje.

Osmani shkruan se festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit  ndërmjet njerëzve.

“Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë!

Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja.

Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo.

Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju! Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse!”, shkruan presidentja Osmani.