Osmani u drejtohet policëve: Në kohë krize dhe sfidash duhet të qëndroni të palëkundur
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës, gjatë çerekshekullit të punës së saj, vazhdon të jetë një nga institucionet me të besueshme për qytetarët e Kosovës, raporton EO-ja.
Osmani, në ceremoninë qendrore për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë, ka thënë se puna e tyre ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi dhe qetësia.
Ajo ka kujtuar edhe 23 policët e rënë në detyrë, dhe policin e fundit Afrim Bunjaku, trimëria e të cilëve, siç tha ajo i frymëzon të gjithë.
“6 shtatori shënon një moment të rëndësishëm të policisë sonë, një ditë që nuk është vetëm një festë e institucionit por nderim për sakrificën e grave dhe burrave që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si gardianë të rendit, sigurisë dhe sovraniteti tonë”.
“Policia, gjatë këtij çerekshekulli, vazhdon të jetë një nga institucionit më të besuara e të rëndësishme të shtetit tonë. Puna juaj ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi e qetësia”.
“Nuk mund të flasim për Policinë e Kosovës pa përmendur policët e rënë në detyrë. Në mesin e 23 policëve të rënë në detyrë, i fundit është Afrim Bunjaku, trimëria e të cilëve na frymëzon të gjithëve. Ai bashkë me shumë të tjerë bëri sakrificën më te madhe për vendin tonë. Trashëgimia e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri jeton në vlerat që ju pjesëtarët e Policisë së Kosovës i bartni çdo ditë”.
“Në kohë krize edhe sfidash duhet të qëndroni të palëkundur, për sigurinë e shtetit tonë , të ndërtuar me aq mund e sakrificë. Policia jonë duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë e gatshme tu përgjigjet edhe kërcënimeve të reja, në një ambient gjithnjë e më kompleks”.të