Osmani takon tre nga pesë ish-presidentët e Kosovës

13.04.2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre nga pesë ish-presidentët e vendit. Osmani ka pritur në takim ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga. E para e shtetit tha se i ka ftuar ish presidentët për të krijuar një kulturë të re institucionale të konsultimit. “I kam ftuar që të […]

Osmani takon tre nga pesë ish-presidentët e Kosovës Foto: Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre nga pesë ish-presidentët e vendit. Osmani ka pritur në takim ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

E para e shtetit tha se i ka ftuar ish presidentët për të krijuar një kulturë të re institucionale të konsultimit.

“I kam ftuar që të tre për të krijuar një kulturë të re insotuvionale e cila është e domosdoshme për të ecur përpara. Po ashtu për të krijuar një model të ri të konsultimit”, tha ajo.

Krahas kësaj, Osmani çmoi edhe rolin e secilit ish presidentë në shtet-formimin e Kosovës.

“Besoj shumë se me secilin do të bashkojmë forcat për një të ardhme më të mirë”, tha ajo.