Osmani takon presidentin e Emirateve arabe, diskutojnë për rritjen e investimeve në sektorë strategjik

03.12.2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Dubai, ku po zhvillon punimet e COP28, konferenca kryesore globale. Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të…

Osmani takon presidentin e Emirateve arabe, diskutojnë për rritjen e investimeve në sektorë strategjik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Dubai, ku po zhvillon punimet e COP28, konferenca kryesore globale.

Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë. Ajo në veçanti vlerësoi mbështetjen në sektorin e shëndetësisë, përmes ndërtimit të spitaleve, të cilat kontribuojnë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara, në veçanti për nëna dhe fëmijë. Në këtë drejtim, Presidentja theksoi se kjo mbështetje është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në energji, shëndetësi, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjik, si dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja Osmani përgëzoi Lartmadhërinë e Tij për organizimin e suksesshëm të COP28, në të cilën konferencë Kosova po merr pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të Lartmadhërisë së Tij.

Etiketat

Ofertat e fundit