Osmani: Rusia ka tendencë destabilizimin e rajonit, jo vetëm të Ukrainës

24.02.2022

Ajo është shprehur se ndërsa shihet situate me Ukrainën, flitet edhe për situatën me Kosovën, për shkak të tendencave të Rusisë për destabilizim të rajonit. ”Çështjen e rreshtimit tonë të qartë, me vlerat e lirisë dhe me të drejtën e popujve për të jetuar të lirë jemi rreshtuar që moti”. ”Si një popull liridashës, ka […]

Osmani: Rusia ka tendencë destabilizimin e rajonit, jo vetëm të Ukrainës Foto: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani / Presidenca e Kosovës

Ajo është shprehur se ndërsa shihet situate me Ukrainën, flitet edhe për situatën me Kosovën, për shkak të tendencave të Rusisë për destabilizim të rajonit.

”Çështjen e rreshtimit tonë të qartë, me vlerat e lirisë dhe me të drejtën e popujve për të jetuar të lirë jemi rreshtuar që moti”.

”Si një popull liridashës, ka treguar se qëndron me këto vlera. Dhe rreshtohet me këto vlera qysh në vitet e ’90-ta”.

”Çfarë po ndodhë tani në Ukrainë? – nuk është vetëm një krizë që po ndodhë vetëm në Ukrainë, po rështë një krizë dhe një betejë mes vlerash. Vlerat e lirisë dhe demokracisë në njërën anë kundër autokracisë, të cilat po shfaqen në mënyrën më të ashpër më barbare”, ka treguar ajo në Rubikon të Klan Kosovës.

”Duke u marrë me Ukrainën, ne po merremi me vetvetën tonë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme”.

”Për shkak se tendenca ruse për destablizim, nuk është vetëm tendencë ndaj Ukrainës, por është një tendencë ndaj gjithë rajonit”.