Osmani: Regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu mizori të papërshkrueshme

28.02.2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, ku regjimi serb mori jetën e 24 civilëve shqiptarë.

Osmani: Regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu mizori të papërshkrueshme Foto: Ilustrim

Osmani tha se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu mizori të papërshkrueshme.

Osmani ka thënë se kjo ditë tragjike është një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë nga regjimi kriminal i Serbisë në Drenicë.

Ajo ka thënë se trashëgimia e të rënëve jeton në zemrat tona, ndërkaq sakrifica e tyre na nxit për të vazhduar kërkimin e drejtësisë.

Sot bëhen 26 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave kriminale serbe.