Osmani procedon nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin COVID-19

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e përkrahur nga deputetë të Kuvendit të Kosovës e ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e  Kosovës.

Kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi KO 54/20 i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit falënderoj profesorin dhe ish-Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, prof.dr. Enver Hasani, për angazhimin pro-bono në hartimin e draftit të parë këtij projektligji.

Në njoftim është bërë e ditur se projektligji do të trajtohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Kuvendit.

RAPORTO