Osmani pret Abdixhikun: Vlerësimin e Draftstatutit e bënë Kushtetuesja

18.12.2023

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, të cilin e ka njoftuar për Draftstatutin e Asociacionit, derisa ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit. Në këtë takim, Osmani e ka […]

Osmani pret Abdixhikun: Vlerësimin e Draftstatutit e bënë Kushtetuesja

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, të cilin e ka njoftuar për Draftstatutin e Asociacionit, derisa ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit.

Në këtë takim, Osmani e ka njoftuar Abdixhikun për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme, e në këtë kontekst, ka falënderuar të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë.

Sipas njoftimit lëshuar nga Presidenca, Abdixhiku e ka njoftuar presidenten Osmani lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi “që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”. 

LEXO EDHE:  80-vjetori i lindjes, Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës

Ftesa për takim u janë dërguar edhe subjekteve të tjera opozitare.

“Institucioni i Presidencës është vazhdimisht i hapur për koordinim me parti dhe institucione për çështje të rëndësisë nacionale”, thuhet më tej në njoftim.

Në kuadër të konsultimeve të fundvitit, krahas takimeve me krerë të institucioneve dhe të partive politike, presidentja Osmani do të mbajë takime edhe me përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kuvend,  me shoqërinë civile dhe me mediet, thuhet më tej në njoftimin e Presidencës.

Etiketat