Osmani për përfundimin e mandatit: Nëse qytetarët duan, do të vazhdoj të jap kontribut për Kosovën

25.10.2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të bëjë të ditur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e skenës politike pas përfundimit të mandatit të saj në pranverën e vitit të ardhshëm.

Osmani për përfundimin e mandatit: Nëse qytetarët duan, do të vazhdoj të jap kontribut për Kosovën Foto: Ilustrim

Megjithatë, shefja e shtetit ka theksuar se vendimi për të mbetur aktive në politikë i takon popullit të Kosovës.

Ajo ka shtuar se nëse qytetarët e dëshirojnë, do të vazhdojë të japë kontributin e saj për vendin.

“Unë nuk mendoj asnjëherë se ku do të jetë Vjosa Osmani, mendoj gjithmonë vetëm se ku do të mbetet Republika e Kosovës, dhe në qoftë se populli i Kosovës dëshiron që unë akoma të jap kontribut për Republikën tonë, atëherë do të vazhdojë ta jap atë kontribut.

Nëse qytetarët e Kosovës nuk dëshirojnë të më shohin duke dhënë kontributin në politikë, unë gjej mënyra të tjera për të kontribuar për shtetin tim. Çka është më rëndësi është që unë do të vazhdojë të jem në Republikën e Kosovës, duke dhënë kontribut qoftë profesional qoftë politik.”, ka deklaruar ajo për DW

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More