Osmani në Prekaz: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë, ai është i gjallë

28.11.2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 nëntorit. Osmani vlerësoi lartë figurën e komandantit legjendar Adem Jashari, derisa shtoi se ai ishte i vendosur, guximtar e luftarak. “I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e […]

Osmani në Prekaz: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë, ai është i gjallë Foto: Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 nëntorit.

Osmani vlerësoi lartë figurën e komandantit legjendar Adem Jashari, derisa shtoi se ai ishte i vendosur, guximtar e luftarak.

“I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se Adem Jashari hyri një herë në histori për të mbetur përherë.

“Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike. Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë!”, ka shkruar Osmani.