Osmani mirënjohëse ndaj Shqipërisë: Është zëri ynë atje ku nuk kemi përfaqësim

15.12.2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor drejtuar deputetëve, ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë. Osmani ka thënë se pavarësisht dallimeve në disa çështje, Shqipëria mbetet jo vetëm shtet simotë, por edhe aleat strategjik i fuqishëm. Sipas saj, Shqipëria është zëri ynë atje ku Kosova nuk ka përfaqësim. “Shqipëria është […]

Osmani mirënjohëse ndaj Shqipërisë: Është zëri ynë atje ku nuk kemi përfaqësim Foto: Ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor drejtuar deputetëve, ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Osmani ka thënë se pavarësisht dallimeve në disa çështje, Shqipëria mbetet jo vetëm shtet simotë, por edhe aleat strategjik i fuqishëm.

Sipas saj, Shqipëria është zëri ynë atje ku Kosova nuk ka përfaqësim.

“Shqipëria është zëri ynë atje ku nuk kemi përfaqësim. Ndaj pavarësisht dallimeve kemi pasur në disa çështje, ne duhet të vazhdojmë të koordinohemi dhe të konsiderojmë shtetin shqiptar, jo vetëm shtet simotër, por aleat strategjik të fuqishëm në përballje me sfidat që i kemi përpara”, tha Osmani.