Bizneset Vende Pune Ofertat

Osmani, Kurti dhe Konjufca po përgatisin padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Osmani, Kurti dhe Konjufca po përgatisin padinë për gjenocid ndaj Serbisë

08.11.2023 Lajme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, janë duke e përgatitur padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media.

Ajo nuk ka zbuluar detaje rreth kësaj padie, por ka thënë se është duke u punuar në këtë drejtim

“Sa i përket padisë për gjenocid, është në programim qeverisës. Kurti, Osmani dhe Konjufca janë të angazhuar në këtë drejtim. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të japim detaje, por ju siguroj se jemi duke u marrë me këtë çështje”, ka thënë ministrja Albulena Haxhiu.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Osmani në Kuvend më 15 dhjetor, pritet adresimi i saj

Osmani në Kuvend më 15 dhjetor, pritet adresimi i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet t’i adresohet deputetëve të Kuvendit me fjalimin vjetor më 15 dhjetor.

Kjo është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës. Ndërsa më 14 dhjetor deputetët do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite është shqyrtimi në lexim të dytë i projektligjit për buxhetit e vitit 2024.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot, nuk pati kuorumin e mjaftueshëm për vendimmarrje. Në këto rrethana, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare më 14 dhjetor, për të shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Një ditë më pas, më 15 dhjetor, Kuvendit pritet t’i adresohet me fjalimin e saj vjetor, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, thuhet në komunikatë.

Kurti pyetet për deklaratën e Liburn Aliu se “Kosova është shtet i përkohshëm”: S’e kam parë, ka qenë emision festiv

Kurti pyetet për deklaratën e Liburn Aliu se “Kosova është shtet i përkohshëm”: S’e kam parë, ka qenë emision festiv

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka komentuar deklaratën e vartësit të tij, ministrit Liburn Aliut, që tha se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë që e tha në T7.

Kurti nga Gjilani kur u pyet për komentet rreth kësaj deklarate shtoi se nuk e ka pa dhe se në Gjilan është për punën dhe projekte të tjera.

Ai madje tentoi ta minimizojë deklaratën e Aliut duke thënë se është bërë në emision festiv edhe pse kjo nuk është e saktë.

“Nuk po më duhet e përshtatshëm që unë të komentojë emisione televizive që nuk i ka pa, por zëdhënësi im Përparim Kryeziu më tha që ai ka qenë emision festiv, por këtu sot jemi për punë që po bëhen për qytetarët në të mirën e tyre dhe ky është përqendrimi ynë”.  

Përderisa kur foli për autostradën e Gjilanit tha se kanë dalë probleme me rrëshqitjen e dheut, për çka sqaroi se duhet të riformatohet kontrata dhe të bëhen edhe disa shpronësime.

Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Është interes i shqiptarëve të Luginës të jenë sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend

Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Është interes i shqiptarëve të Luginës të jenë sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si qeveri vazhdimisht mbështesin shqiptarët në Luginë, dhe se është në interes të shqiptarëve që të fitojnë sa më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi, më 17 dhjetor.

Kurti këto deklarime i bëri gjatë vizitës së tij në komunën e Gjilanit.

“Si qeveri ne vazhdimisht po e rrisim buxhetin i cili i dedikohet shqiptarëve atje, jemi të interesuar të mbështesim shqiptarët atje. Sa i përket zgjedhjeve, ne japim kontributin tonë, interesi është të jenë sa më shumë të përfaqësuar në kuvend. Nuk e di se si do të shkojnë zgjedhjet, Serbia nuk është vend demokratik”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e ministrit Liburn Aliu se Kosova është e përkohshme, Kurti refuzoi të japë ndonjë koment.

Moler Andi Ndërtimtari Suharekë,
Kosovë
M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende29 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë