Osmani falënderon Lammyn për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar po i jep Kosovës

02.04.2025

Presidentja e Republikës së Kosovës priti sot në një takim sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy.

Osmani falënderon Lammyn për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar po i jep Kosovës

Gjatë takimit, dyshja bisedoi rreth çështjeve relevante në sektorin e sigurisë.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Lammy dolën në një konferencë për media, ku presidentja shfrytëzoi rastin të falënderonte sekretarin britanik për mbështetjen dhe ndihmën e pashoq të Mbretërisë së Bashkuar, karshi Kosovës.

Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën e jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, Policisë së Ksoovës dhe Ministrisë se Mbrojtjes.

“Kam kënaqësinë të përmend se kam propozuar për lidhjen e marrëveshjes për thellimin strategjik të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, që ne veçanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe fushën e ekonomisë. Pra, sot kemi diskutuar gjerë e gjatë për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik në këto fusha, që më pas do të vazhdojë në diskutime ndërmjet dy ekipeve tona dhe vlerësoj shumë faktin që e keni mirëpritur këtë propozim”, u shpreh Osmani.

Tutje, presidentja njoftoi se bashkë me Lammyn kanë folur rreth të ardhmes së Kosovës në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, si dhe dialogun me Serbinë.

Etiketat

Ofertat e fundit