Osmani e takon në Zvicër këshilltarin kryesor të Biden – thotë se kanë folur për rritjen e bashkëpunimit

16.06.2024

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një “takim të rëndësishëm” në Zvicër Jake Sullivan, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden.

Osmani e takon në Zvicër këshilltarin kryesor të Biden – thotë se kanë folur për rritjen e bashkëpunimit Foto: Ilustrim

Osmani ndau disa fotografi nga takimi, ndërsa shkroi shkurtimisht për takimin që e cilësoi si të rëndësishëm.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë.🇽🇰🇺🇸”, shkroi Osmani në Facebook.

Në Zvicër, Osmani shkoi për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën.