Osmani e publikon një fotografi nga New Yorku, atje e përfaqëson Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së

para 14 dite

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një fotografi nga New Yorku, ku po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani e publikon një fotografi nga New Yorku, atje e përfaqëson Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se është në New York për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

“Në New York për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara!”, ka shkruar Osmani.

Osmani gjatë kësaj vizite parashihet të ketë takime me homologët e saj, ku do të diskutojë zhvillimet e fundit në Kosovë.