Osmani e Amherd flasin për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Zvicër

15.06.2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Viola Amherd, ku ka diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Osmani e Amherd flasin për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Zvicër Foto: Ilustrim

E para e vendit përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar për pritje të përzemërt presidenten Amherd.

“Faleminderit për një pritje të përzemërt, Presidente Amherd, si dhe për ftesën për t’iu bashkuar Samitit të Paqes për Ukrainën. Kosova është përherë mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape”, ka shkruar Osmani.

“Në prag të Samitit, ishte kënaqësi të diskutojmë për mundësitë e pafundta të thellimit të bashkëpunimit, me ç’rast roli i mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy vendeve tona është i pazëvendësueshëm”, shkroi e para e vendit Vjosa Osmani.