Osmani: Dita e Presidentit, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë

24.05.2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 24 majit Ditës së Presidentit ka thënë se kjo ditë e vendosur nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova është ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë.

Osmani: Dita e Presidentit, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë Foto: Ilustrim

“Sot është 24 Maji – Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme që ai i ndërtoi”, ka shkruar Osmani në faqen e saj në Facebook.

“Le të jetë ky vizion i yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”, tha ajo.

24 maji u shpall Ditë e Presidentit nga presidenti Ibrahim Rugova, i cili u zgjodh president i Republikës së Kosovës, më 24 maj të vitit 1992, në zgjedhjet e para demokratike të mbajtura nën okupim.