Osmani dhe Kurti presin sot në takim dy senatorët amerikanë

22.05.2023

Dy senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë. Delegacioni i Kongresit amerikan do të pritet në takim sot nga presidentja Vjosa Osmani, takimi mes tyre do të zhvillohet në ora 13:00, transmeton Telegrafi. Ndërsa, pas takimit ata do të bëjnë edhe një deklarim për media. Gjithashtu,  […]

Osmani dhe Kurti presin sot në takim dy senatorët amerikanë Foto: Ilustrim

Dy senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Delegacioni i Kongresit amerikan do të pritet në takim sot nga presidentja Vjosa Osmani, takimi mes tyre do të zhvillohet në ora 13:00, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, pas takimit ata do të bëjnë edhe një deklarim për media.

Gjithashtu,  Murphy dhe Peters do të takojnë pasdite edhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi mes tyre do të realizohet në Qeveri, rreth orës 16:00.