Osmani: BE-ja të veprojë, sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën

06.12.2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë. Ajo është pritur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kurse më pas ka folur para mediave të shumta vendore e ndërkombëtare. Osmani ka thënë se ky Samit është një sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga Ballkani Perëndimor ashtu edhe […]

Osmani: BE-ja të veprojë, sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën Foto: Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Ajo është pritur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kurse më pas ka folur para mediave të shumta vendore e ndërkombëtare.

Osmani ka thënë se ky Samit është një sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga Ballkani Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, dhe se shpreson që konkluzionet dhe deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi të BE-së drejt një procesi të përshpejtuar për Ballkanin Perëndimor.

“Jam këtu si udhëheqja e vendit më pro evropian që ekziston dhe ne kemi treguar këtë përkushtim ndaj BE-së dhe vlerave të saj në çdo veprim që kemi ndërmarrë. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Osmani