Misioni i OSBE-së OSBE organizon Tryezë të rrumbullakët për Planin e punës të Kuvendit të Komunës së Suharekës për vitin 2020

OSBE-ja ka organizuar Tryezë të rrumbullakët për Planin e punës të Kuvendit të Komunës së Suharekës për vitin 2020.

Plani i punës të Kuvendit të Komunës së Suharekës për vitin 2020, ka qenë temë diskutimi në Tryezën e organizuar nga Misioni i OSBE-së – Zyra në Prizren.

Zyrtarë komunal, anëtarë të KPF-së ( Komitetit për Politikë dhe Financa), drejtorë të drejtorive komunale, kanë diskutuar sot për Planin e punës të Kuvendit të Komunës së Suharekës për vitin 2020, si dhe për orarin e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, KPF-së dhe KK-së për vitin që po vjen.

Gjatë takimit është prezentuar Plani i punës dhe është diskutuar për planifikimin e orarit që është bërë.

Në fund janë dhënë edhe rekomandimet nga të pranishmit dhe është vlerësuar se takimi ishte i frytshëm dhe u tha se është mirë që me këtë praktik të vazhdohet.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.